Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Mungoi në derbin ndaj Tiranës, sulmuesi “tremb” Partizanin para transfertës së Vlorës

Shkruar nga NEWSPORT
Mungoi në derbin ndaj Tiranës, sulmuesi “tremb” Partizanin
Drejtori Sportiv i Partizanit, Agim Ibraimi dhe sulmuesi nigerian, David Fadairo

Partizani do të luajë këtë të diel në transfertë përballë Flamurtarit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të të “Abissnet Superiore”. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin e Vlorës, nis në orën 16:30.

Në prag të këtij dueli, të kuqtë kanë edhe probleme. Bëhet fjalë për sulmuesin e djathtë të ardhur gjatë janarit nga Teuta, David Fadairo. Ky i fundit nuk është pjesë e ekipit që prej ndeshjes përballë Elbasanit në Kupë.

Madje, nigeriani mungoi edhe në derbi. Ai ka pasur probleme në pulpë, teksa gjendja e tij do të vlerësohet deri nesër (të shtunën), për të parë nëse do të jetë i gatshëm për të udhëtuar me ekipin drejt Vlorës.

Poll

Lexo gjithashtu