Amir Rrahmani ishte i pafat në sfidën që Napoli që barazoi 2-2 ndaj Romës. Në minutën e 71-të u detyrua të linte fushën e lojës.
Lajme për të tashmë nuk janë aspak të mira. Dëmtimi i mbrojtësit është më serioz se sa pritej. Nga vizitat mjekësrë është mësuar se lojtari ka këputje të shkallës së laetë të bicepsit femoris në kofshëm e këmbës së majtë.
Fatkeqësisht një dëmtim i tillë kërkon kohë të gjatë rikuperimi. Nga parashikimet kapiteni i Kosovës mund të rikthehet vetëm në mesin e muajit maj. Gjë e cila praktikisht bën që mbrojtësi të humbasë sfidën e “Play-Off” të Kupës së Botës që Kosova do të luajë ndaj Sllovakisë.
Padiskutim që diçka e tillë bën me “dhimbje koke” Franco Fodan, i cili nuk mund të mbështetet te shërbimet e liderit të skuadrës. Gjithsesi në ditët e ardhshme pritet që lojtari t’iu nënshtrohet sërish testeve të tjera mjekësore për të zbuluar më shumë mbi gjendjen e tij dhe për të zbuluar më pas edhe kohën e saktë që i duhet për rikuperimin.
