
Almeria është duke kaluar formë të mirë, teksa ka mposhtur në transfertë me rezultatin 1-3 Tenerifen. Në stolin e Almeria përpara pak javësh u ul Guti, ish legjenda e Real Madrid. Me spanjollët luan edhe Ivan Balliu, mbrojtësi i Kombëtares që vendosi të "braktisë" Metz në Francë për më shumë hapsira.
Shqiptari ishte titullar në ndeshjen e djeshme, duke zhvilluar 90 minuta pozitive. Dy gola nga Lazo pjesën e parë dhe në fund Aguzo, i dhanë ekipit të Balliut tri pikë të rëndësishme. Në ligën e dytë spanjolle, Almeria mban pozitën e dytë, shtatë pikë më pak se kryesuesit e Kadiz.
Poll