Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Lajmi i mrekullueshëm për Shqipërinë, Armando BROJA nis stërvitjen: Nuk fokusohem të dhimbja, por te progresi

Shkruar nga NEWSPORT

Armando Broja ka nisur fazën e riaftësimit pas operacionit në gju për rikuperimin e ligamentit të dëmtuar. Sulmuesi shqiptar ka bërë një postim në rrjetet sociale ku shfaqet në një palestër duke u stërvitur.

Ai duket se ka lanë pas gjithçka dhe tashmë është gati për të dhënë maksimumin e tij në mënyrë që të kthehet sa më parë në fushë.

“Mos u fokuso te dhimbja, por fokusohu te progresi”, shkruan shtatlarti i fazës ofensive. Një lajm i mirë ky për Shqipërinë dhe për Chelsea-in në veçanti.

21-vjeçari pësoi një dëmtim të rëndë gjatë fazës përgatitore të dimrit, në një ndeshje miqësore. Ai iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale dhe prej kohësh ka nisur nga puna për t’u riaftësuar.

[caption id="attachment_684284" align="alignnone" width="1240"] Postimi i Brojës[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga