Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Fjalë “boshe” nga trajneri i Elbasanit! Si Ivan Gvozdenovic mbajti me “shpresa” tifozët pas humbjes me Tiranën, e pësoi keqazi përballë Egnatias (PRONONCIMI)

Shkruar nga NEWSPORT
Fjalë “boshe” nga trajneri i Elbasanit! Si Ivan Gvozdenovic
Ivan Gvozdenovic

 

Elbasani është mposhtur nga Egnatia në ndeshjen e vlefshme për Final 4 të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, përfundoi me shifrat 0-4 në favor të rrogozhinasve.

Megjithatë, ky mund të quhet një dështim i trajnerit serb të “verdhebluve”, Ivan Gvozdenovic. Kjo për shkak të fjalëve që vetë tekniku tha pas humbjes në javën e fundit të kampionatit të rregullt përballë Tiranës, me shifrat 1-3. Gvozdenovic shprehej se pas disfatës ndaj kryeqytetasve, ai e kishte kuptuar se ku ka gabuar ai vetë, por edhe ekipi.

“Do të reagojmë deri në Final Four deri në ndeshjen e parë. Jam i sigurtë që do të rregullojmë gabimet. Tani e dimë çfarë është problemi dhe këto 4-5 ditë do të punojmë dhe do të futemi të përgatitur në Final Four. E thashë që jam i bindur që çunat bashkë me stafin do të reagojnë më mirë dhe do të rregullojnë gjërat deri kur të jetë Final Four. Kemi nevojë të punojmë shumë në fazën difensive”, ishin fjalët e Gvozdenovic pas humbjes me Tiranën.

Por, sot u tregua e kundërta, duke iu “faturuar” e gjithë pesha e humbjes me shifrat 0-4 pikërisht atij, trajnerit 47-vjeçar. Ndërkohë që sot pas ndeshjes, trajneri Gvozdenovic ishte “pa fjalë”, duke u shprehur qartë që fokusi do të jetë vetëm tek ndeshja e radhës, pa patur shumë diskutime mbi humbjen me “poker” sonte.

Poll

Lexo gjithashtu