Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FEMRAT

Final Four/ Datat dhe oraret, zbulohet axhenda e gjysmëfinaleve në kampionatin e vajzave

Shkruar nga NEWSPORT
Final Four/ Datat dhe oraret, zbulohet axhenda e gjysmëfinaleve në
Teuta - Apolonia

Ndeshjet e para gjysmëfinale të fazës “Final 4” në kampionatin e vajzave do të zhvillohen të dielën, më 17 maj. Gramshi do të përballet ndaj Vllaznisë në Arbanë, në orën 15:00, ndërsa Teuta do të presë Apoloninë në “Niko Dovana” , në orën 17:00.

Kjo fazë do të luhet me sistem vajtje-ardhje dhe takimet e kthimit janë planifikuar më 23 maj. Në rast se rezultati është i barabartë pas dy ndeshjeve, kualifikimin për në finalen e madhe do ta sigurojë skuadra e renditur më mirë në klasifikim, në këtë rast Vllaznia dhe Apolonia.

Skuadrat që nuk arrijnë të kualifikohen në finale do të zhvillojnë një ndeshje të vetme për të përcaktuar vendin e tretë dhe të katërt më 28 maj.

Finalja e madhe për titullin kampion është programuar më 29 maj, në ora 17:00. Të dyja finalet do të zhvillohen në “Shtëpinë e Futbollit”.

Poll

Lexo gjithashtu