Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Trabzonspori “luan pisët” me rivalin për Ernest Muçin, caktohet “formula” për të blerë sulmuesin shqiptar

Shkruar nga NEWSPORT
Trabzonspori “luan pisët” me rivalin për Ernest
Ernest Muçi

Një “sagë” e tejzgjatur është ajo trinomit mes Trabzonsporit, Ernest Muçi dhe Besiktasit, kjo për shkak të kartonit të sulmuesit shqiptar.

Siç shkruan mediumi turk “61 saat”, klubi nga Trabzoni po përpiqet me çdo kusht për të përfituar plotësisht nga shërbimet e lojtarit, pasi dhe paraqitjet e këtij të fundit kanë shpërblyer në masë besimin e drejtuesve dhe të vetë trajnerit Fatih Tekke.

Qëndrimet e palëkundura të presidentit të “Shqiponjave” të Stambollit, Serdal Adali, nuk e kanë bezdisur aspak klubin ku po luan aktualisht Muçi, të cilët po i testojnë në njëfarë mënyre dhe durimin rivalit të tyre për të ulur pretendimet e kartonit që variojnë në 8.5 milionë euro.

Vetë sulmuesi i Kombëtares e ka shprehur qartë kërkesën e tij për t’u mos u kthyer tek ish-klubi ndaj dhe “fjala e fundit” pritet t’u takojë drejtuesve të Trabzonsporit të cilët duan të mbyllin këtë çështje para se skuadra t’i drejtohet Kupës së Turqisë.

Poll

Lexo gjithashtu