Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

LAJMI I FUNDIT/ Shkëmbi nuk "fal" pas "disfatës" me Tiranën: Latif më i miri i Superligës, barazimi gjysma e së keqes

Shkruar nga NEWSPORT
LAJMI I FUNDIT/ Shkëmbi nuk "fal" pas "disfatës"

Tirana dhe Teuta u ndanë në paqe mbrëmjen e sotme pas barazimit 0-0 në "Selman Stërmasi". Edhe pse rastet qenë të shumta, asnjë nga skuadrat nuk mundi të gjejë rrjetën për të zhbllokuar takimin. Pas përfundimit të takimit, trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi ka komentuar 90 minutat e luajtura mbrëmjen e sotme.

"Në të dyja takimet mendoj se kemi bërë një punë të mirë. Duhet vlerësuar dhe kundërshtari, i cili është i fortë. Barazimi mbrëmjen e sotme, gjysma e së keqes. Jemi aty ku duhet, por duhet të jemi më të kujdesshëm para portës. Rastet që na jepen duhet ti shfrytëzojmë. Rasti i Latif? Do bëjmë që Latif të mos ta ndjejë shumë mungesën e golit dhe humbjen e rastit. Dy ndeshjet e para më pëlqejnë me Teutën. Kemi bërë mirë deri tani, por duhet të bëjmë më shumë. Me dy rastet e humbura të Latif mund të kishim gjashtë pikë tani, mbase dhe katër. Por kam besim që çdo gjë do rregullohet. Jam i bindur që do fillojë të shënojë gola, besoj se do jetë një nga më të mirët e Superligës. Pa rrezik një futboll të bukur edhe mund ta bësh. Jam trajner i ri dhe do mësoj dhe nga këto situata. Kruja është një lojtar që do na ndihmojë shumë, mendoj se do të jetë një nga lojtarët kryesorë", u shpreh Shkëmbi për emisionin "Gol pas Goli" në Supersport.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga