Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Lajme të këqija për Manchester City-n në ndeshjen e kthimit, Real Madrid vjen “i armatosur” në Angli

Shkruar nga NEWSPORT
Lajme të këqija për Manchester City-n në ndeshjen e kthimit,
Kylian Mbappe

Manchester City pret Real Madridin në ndeshjen e kthimit për 1/8-tat e Champions Leagues. Pas disfatës në Madrid me rezultatin e pastër 3-0, "Qytetarët" do kërkojnë të pamundurën në shtëpinë e tyre, nëse duan të shpresojnë për një kualifikim të mundshëm në çerekfinale. 

Megjithatë, krahas "hallit" të tri golave në disavantazh, skuadra e Pep Guardiolës i duhet të përballet dhe me një lajm aspak të mirë që vjen në radhët e "Los Blancos". 15 herë fituesit e këtij kompeticioni kanë rikuperuar sulmuesin e tyre Kylian Mbappe, i cili pritet të marrë minuta në këtë përballje. 

Pasi qëndroi për disa ndeshje jashtë fushave të lojës për shkak të dëmtimit, francezi ka marrë dritën jeshile nga stafi mjekësor dhe është ftuar nga trajneri Alvaro Arbeloa për të dhënë kontributin e tij përballë City-të. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Fabrizio Romano (@fabriziorom)

 

Poll

Lexo gjithashtu