Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

LAJMI I FUNDIT/ Nuk mban më "ujë pilafi", largohet trajneri i Brazilit

Shkruar nga NEWSPORT
LAJMI I FUNDIT/ Nuk mban më "ujë pilafi", largohet trajneri

Një lajm i befasishëm vjen nga përfaqësuesja e Brazilit. Eleminimi nga Botërori nuk është kapërdirë dhe trajneri Tite ka dhënë dorëheqjen. Lajmi bëhet me dije nga Fabrizio Romano që raporton fundin e bashkëpunimit. Detaje të reja priten të dalin në minutat në vazhdim.

Brazili me eleminim nga Kupa e Botës ka ndarë rrugët me trajnerin Tite. Humbja ndaj Kroacisë pas gjuajtjeve të penalltive rezultoi dhe ndeshja e fundit për trajnerin brazilian që e drejtonte prej dy botëroresh.

Është hera e dytë radhazi që Brazili del nga Kupa e Botës në fazën çerekfinale. Neymar arriti të shënoi një gol të mrekullueshëm në kohën shtesë për t'i kaluar ata në avantazh, por Bruno Petkovic barazoi në tre minutat e mbetura për ta çuar ndeshjen në penallti, ku kroatët u treguan më të saktë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga