Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

LAJMI I FUNDIT/ Gega e merr me vete, fantazisti brazilian i Skënderbeut firmos me Kukësin (DETAJE)

Shkruar nga NEWSPORT
LAJMI I FUNDIT/ Gega e merr me vete, fantazisti brazilian i Skënderbeut

Agnaldo Moraes është lojtari më i ri i Kukësit. Siç njoftonte Neësport.al ditën e djeshme, palët kanë gjetur marrëveshjen dhe sot lojtari ka firmosur me kuksianët. Mësohet se mesfushori ka firmosur një kontratë që e lidh me verilindorët deri në vitin 2024.

Pas një përvoje të mirë me Skënderbeun, trajneri Skënder Gega e ka marrë me vete te Kukësi. Fantazisti pritet të zërë vendin e titullarit në formacionin verilindor në edicionin e ri futbollistik.

28-vjeçari brazilian u aktivizua në 21 ndeshje me Skënderbeun në sezonin e shkuar duke mos arritur të shënojë asnjë gol. Më parë është aktivizuar edhe me Kastriotin, skuadër me të cilën ra në sy cilësitë e tij tekniko-taktike. /Newsport.al/

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga