
Komisioni i Disiplinës ka marrë vendimet për ndeshjet e mesjavës. Futbollisti i Skënderbeut, Mensah është ndëshkuar me dy ndeshje mos-prezencë për shkak të gjesteve antisportive që bëri ndaj lojtarit të Kastriotit.
Nuk u tolerua aspak as Alban Bala, lojtari i Dinamo U19, i cili dënohet me 4 ndeshje pezullim. I njëjti ndëshkim vlen për Kostika Beçka (Skëndërbeu U19), për sjellje jo të duhur ndaj zyrtarit të ndeshjes.
Lajm i mirë për lojtarin e Tiranës U17, Leon Kozi. Komisoni i Disiplinës ka pranuar kërkesën e tij, ëkshtuqë ai vendoset në një provë për një afat 9 mujor dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës, dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.
VENDIMET:
1. Lojtari i KF Skënderbeu, Alfred Mensah, për lojë të rëndë ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/b të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
2. Lojtari i KF Skënderbeu U19, Kostika Beçka, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
3. Lojtari i FK Dinamo U19, Alban Bala, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
4. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Tirana U-17, Leon Kozi, duke pezulluar zbatimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të nenit 32/2/4/5 të KDS, lojtari vendoset në provë për një afat 9 (nëntë) mujor dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës, dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.