Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Lajmi i fundit/ Zbuloni kundërshtarët e Partizanit dhe Shkëndijës në Europa League

Shkruar nga NEWSPORT
Lajmi i fundit/ Zbuloni kundërshtarët e Partizanit dhe

U hodh mesditën e sotme në orën 13:00 në Nion të Zvicrës shorti i fazës play-off të Europa League. Ky short ishte i rëndësishëm për sportdashësit shqiptarë pasi në të merrnin pjesë Partizani dhe Shkëndija e Tetovës, të dy ekipe jofavorite në short të klasifikuara sipas koefiçëntëve. Partizani u kualifikua në play-off të Europa League pas eleminimit në fazën e tretë kualifikuese të Champions League përballë Salzburg, ndërsa Shkëndija arriti në këtë fazë pas kualifikimit përballë Mllada Boleslav në turin e tretë kualifikues të Europa League.

Partizani do të ndeshet përballë Krasnodarit të Rusisë. Një përballje tepër e fotë për Partizanin që duhet të udhëtojë deri në Rusinë e largët për këtë përballje. Ndeshja e parë do të luhet në Rusi më 18 gusht ndërsa e kthimit më 25 gusht në Elbasan.

Shkëndija do të ndeshet përballë belgëve të Gentit. Një përballje e fortë për tetovarët pasi Gent sezonin e shkuar arriti deri në fazën e 16 më të mirave të Champions League. Ndeshja e parë do të luhet më datë 18 gusht në Belgjikë ndërsa takimi i kthimit më 25 gusht në Shkup.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga