Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

LAJM I KEQ për Partizanin para duelit me Egnatian, dy rikthime me peshë për rrogozhinasit

Shkruar nga NEWSPORT
LAJM I KEQ për Partizanin para duelit me Egnatian, dy rikthime me

Egnatia pas fitores me Kukësin në trasnfertë do të kërkojnë një tjetër 3 pikësh, këtë herë ndaj Partizanit në shtëpi. Kjo sfidë është e vlefshme për javën e 28-të të Abissnet Superiore dhe do të luhet ditën e hënë në orën 15:00.

Rrogozhinasit kanë treguar këtë kampionat se janë një “kockë” e fortë dhe jo më kot janë të 3-tët në renditje me vetëm 6 pikë më pak se demat që kryesojnë. Vendasit do të luajnë në shtëpi pa mbështetjen e tifozëve për shkak se janë dënuar deri në fund të këtij sezonit.

Por në Rrogozhinë janë optimist se skuadra do të vazhdojë të marrë rezultate. Dhe për t’i lehtësuar punë Edlir Tetovës janë dy rikthime të rëndësishme në prag të kësaj sfide. Malota dhe Kacbufi janë të gatshëm ndaj demave pasi kanë shlyer pezullimin për shkak kartonësh. Kjo bën që Egnatia të bëhet “top” në mbrojtje dhe padiskutim ky është një lajm i keq për të kuqtë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga