
Kategoria shqiptare e futbollit vijon sot me dy ndeshjet e mbetura për javën e 14-të. Në Laç, vendasit presin ekipin e Flamurtarit, me ndeshjen që luhet në orën 13:30. Të dyja ekipet kërkojnë pikët e plota, duke qenë se vijnë nga rezultate jo maksimale. Ndeshja e fundit për kurbinasit rezultoi me humbjen 1-0 ndaj Partizanit, ndërsa vlonjatët morën një pikë ndaj Luftëtarit.
Dy trajnerët kanë ideuar titullarët, me Armando Cungun që e sheh ekipin më të kompletuar. Skema e shkodranit pritet të jetë 4-3-3, me sulmuesin Nëabueze që pritet të mbështetet nga Xhixha dhe Teko. Nga ana tjetër Birçe luan me të njëjtën skëmë, duke aktivizuar në sulm treshen Ribaj, Vatnikaj, Hoxha.
Formacionet e mundëshme:
Laçi 4-3-3: Stazhilla, Fangaj, Ignjatoviç, Domgjoni, Turkaj, Deliu, Shehu, Lushkja, Teku, Xhixha, Nëabueze
Flamurtari 4-3-3: Moçka, Muçollari, Zeqaj, Deliaj, Gocaj, Rrapaj, Nebihi, Pjeshka, Ribaj, Vatnikaj, Hoxha