Laçi do të presë Partizanin në shtëpi për të bërë mes tyre llogaritë e javqës së 11-të. Një duel që do të startojë duke nisur që nga ora 14:00 dhe ku kurbinasit tentojnë rikthimin te fitorja në kampionat.
3 pikët ndaj demave janë detyrim për Mirel Josën, i cili pasditën e djeshme ka mbyllur edhe përgatitjet për këtë sfidë. Trajneri pavarësisht se në dy ndeshjet e fundit ka siguruar vetmë 1 pikë, sërish nuk ka ndërmend të ndryshojë rreshtimin e skuadrës.
Josa do të luajë me skemën 4-2-3-1. Në portë do të jetë Dajsinani, teksa 4-tëshja para tij do të jenë Kurti-Junior-Dajko-Qato. Para mbrojtjes do të rreshtohen Manellari-Kryeziu, ndërsa pas krahëve të Saboëale do të jenë Bajramaj-Ujka-Melo.
Poll