
Vllaznia për femra luajti ditën e djeshme ndeshjen që u fut në historinë e futbollit shqiptar. Shkodranet luajtën përballë gjigantëve të Real Madrid në Loro Boriçi për ndeshjen hapëse të fazës së grupeve në Champions League. Madrilenët fituan 0-2 por në Spanjë veç gëzimit të fitores nuk harrojnë të tregojnë mahnitjen e tyre ndaj yllit të futbollit shqiptar, Megi Doçi.
“Ishim kurioz të shihnim Megi Doçin në fushën e lojës. Shqiptarja duket si një yll i madh për Vllazninë dhe duke bërë kërkime rreth ndeshjes zbuluam një statistikë të jashtëzakonshme. Doçi ka shënuar plot 600 gola në 9 vitet e fundit, mesatarisht 70 gola në vit. U befasuam nga kjo shifër e frikshme dhe menduam se ishte i ekzagjeruar nga mungesa e cilësisë në Shqipëri.
Por ndeshja e djeshme na provoi të kundërtën dhe mësuam se kush ishte Megi Doçi. Sulmuesja lëvizte para e mbrapa. Nga këmbët e saj u krijuan aksionet më të mira të shqiptarëve dhe nuk është për t’u çuditur nëse një skaut do të vihet në ndjekje të saj. 26 vjeç dhe një yll i Kombëtares shqiptare.”- shkruhej në reportazhin e Relevo në Spanjë.