Janë mbyllur gjashtë ndeshjet e sotme të raundit 1/16-ave të Kupës së Shqipërisë. Nuk ka asnjë rezultat surprizë teksa ekipet favorite kanë bërë detyrën. Me kualifikimin e gjashtë ekipeve janë mësuar edhe përballjet e para në çerekfinale.
Në Grupin A, Tirana pas fitores me Lushnjen, do të presë Kastriotin ndërsa Partizani do të përballet me fituesen e çiftit Vllaznia – Bylis që luan nesër.
Në Grupin B, Kukësi pas fitores 5-0 me Apoloninë do të përballet me fituesin e ciftit Teuta – Erzeni ndërsa Laçi gjen Egnatian.
Ndeshjet e para do të luhen më 1 mars ndërsa ato të kthimit më 15 mars ku do të mësohen katër gjysmëfinalistet, përballja e të cilëve do të vendoset me short.
Grupi A
Tirana – Kastrioti
Partizani – Vllaznia/Bylis
Grupi B
Laçi – Egnatia
Kukësi – Teuta/Erzeni