Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Kukësi “sakaton” BYLISIN para TIRANËS, ballshiotët pa dy titullar ndaj kampionëve

Shkruar nga NEWSPORT
Kukësi “sakaton” BYLISIN para TIRANËS, ballshiotët pa

Bylisi do të udhëtojë në tramsfertë për të sfiduar Tiranën në kuadër të javës së 35-të të Abissnet Superiore. Ballshiotët ditën e enjte do të luajnë gjithçka për gjithçka ndaj kampionëve në fuqi, pasi kërkojnë të sigurojnë mbijetesën.

Në Ballsh janë optimisht, por nga sfida me Kukësin kanë dalë të “sakatuar”. Mallakastriotit ndaj bardhebluve do të duhet të luajnë pa dy titullarë. Kjo ia vështirëson akoma më shumë punën trajnerit, Naxhi Shensoi, i cili duhet të bëjë llogaritë pa Joalisson dhe Zguron.

I pari u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe në minutën e 53-të doli me të kuq, ndërsa autori i golit ndaj verilindorëve u ndëshkua direkt me të kuq në minutëmn e 90+2 për shkak të festiveve pas avantazhit që i dha skuadrës.

Të dy lojtarët do të duhet të shikojnë nga tribuna këtë sfidë e cila është “jetike” për BYlisin, pasi aktualisht mbajnë vendin e 9-të me 37 pikë, 2 më pak se Erzeni i zonës “Play-Out” dhe 4 më pak se Kukësi i vendit të 7-të.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga