Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Kukësi merr lajmin e keq pas barazimit me Laçin, Pacult me "dhimbje" koke

Shkruar nga NEWSPORT
Kukësi merr lajmin e keq pas barazimit me Laçin, Pacult me

Kukësi do të udhëtojë ditën e dielë në Kamëz për të luajtur ndeshjen e radhës në kampionat, e vlefshme për javën e 28-të të kampionatit në Superligë.

Në këtë transfertë për kampionët do të ketë një problem i cili pritet të zgjidhet nga trajneri, Peter Pacult. Bëhet fjalë për dy mungesa të rëndësishme që verilindorët do vuajnë në këtë përballje.

Eni Imami dhe Sindrit Guri do të mungojnë ndaj Kamzës. Kjo mungesë vjen për faktin se të dy lojtarët kanë plotësuar numrin e kartonëve dhe nuk do të jenë në dispozicion të teknikut. Në këto kushte, Pacult do të duhet të rindërtojë një tjetër skemë.

Edhe pse Kamza nuk është në ditët e saj më të mira, mungesa e dy lojtarëve kryesorë te Kukësi vë nën presion trajnerit, kjo pasi duhet të marrë patjetër një rezultat pozitiv për të ruajtur ecurinë dhe mbi të gjitha vendin e dytë në tabelën e renditjes.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga