
Kukësi do të luajë të dielën kundër Egnatias, ndeshje e vlefshme për javën e dhjetë të Superiores. Për këtë sfidë, verilindorët ende s’kishin gjetur një stadium. Por, tashmë mësohet se është arritur marrëveshja me klubin e Laçit.
Skuadra e drejtuar nga Diego Longo do të përballet me rrogozhinasit duke tentuar një rezultat pozitiv. Kësisoj është parë e udhës që takimi të zhvillohet në impiantin e kurbinasve. Duke qenë se tekniku italian ka kërkuar një stadium me fushë të mirë në mënyrë që të luhet shtruar, është zgjedhur stadiumi i Laçit. Ndeshja do të zhvillohet të dielën në orën 13:45.
Poll