Vllaznia ka udhëtuar në “Kukës Arena” për t’u përballur me vendasit të cilët janë të uritur për tifore, e cila iu mungon prej dy javësh. Ky takim do të nisë në orën 13:00 dhe pritet të jetë mjaft interesante.
“Kukës Arena” dhe tifozët nuk janë më arma më e fortë e verilindorëve këtë sezon, pasi në sfidat e zhvilluara në shtëpinë e tyre skuadra ka mundur të fitojë 1 ndeshje, të barazoi po 1 dhe të humbë 3 të tjera.
Sa i takon formacionit Enekeleid Dobi do të ketë të gatshëm të gjithë lojtarët dhe do të ketë fatin të hedhë në fushën e lojës më të mirët për të siguruar fitoren ndaj shkodranëve.
Nga krahut tjetër, kuqeblutë kërkojnë po ashtu rikthimin ne triumfi pas barazimit me Erzenin një javë më parë, ndërsa Mirel Jos aka disa paqartësi sa i takon formacionit.
Formacionet e mundshme:
Kukësi: Tafas, Bytyçi, Ferreira, Ebert, Meksi, Sh.Taipi, Gj.Taipi, Haxhiu, Basha, Giasi, Barbosa. Tajner: Enkeleid Dobi.
Vllaznia: Zogovic, Gurishta, Juric, Bulatovic, Hakaj, Alivoda, Boshnjaku, Jonuzi, Mala, Marku, Hoxha. Trajner: Mirel Josa.