Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

KUALIFIKUESET/ Maqedonia e Veriut e nis me "këmbën e mbarë", Portugalia nuk ndalet me Ronaldon (REZULTATET)

Shkruar nga NEWSPORT
KUALIFIKUESET/ Maqedonia e Veriut e nis me "këmbën e

Janë mbyllur takimet e sotme të kualifikuesve të kombëtareve për Euro 2024. Maqedonia e Veriut ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Maltës me rezultatin e ngushtë 2-1. Elmas dhe Churlinov ishin autorët e golave për maqedonasit të cilët shënuan në pjesën e dytë. Portugalia e ka pasur të thjeshtë përballë Liechtenstein. Luzitanët fituan thellë 4-0 ku Ronaldo shënoi dy gola, një me penallti dhe një me goditje dënimi. Slovenia ka fituar në transfertë përballë Kazakhistanit.

Bosnja ka marrë një triumf të rëndësishëm në shtëpi përballë një rivali direkt si Islanda. Boshnjakët fituan me rezultatin e pastër 3-0 duke e nisur mbarë fushatën eleminatore. Danimarka gjithashtu nuk e ka pasur të lehtë përballë Finalndës në Kopenhagen. Ata fituan me rezultatin 3-1. Irlanda e Veriut fitoi në transfertë ndaj modestëve të San Marinos me rezultatin e pastë 0-2. Ndërsa Slovaki-Luksmeburg u mbyll me rrjeta të paprekura 0-0.

Rezultatet:

Maqedonia e Veriut 2-1 Malta (Elmas 66', Churlinov 72'/ Yannick 86' )

Portugali 4-0 Liechtenstein (Cancelo 8', Silva 47', Ronaldo 51',63')

Sllovaki 0-0 Luksmeburg

Danimarkë 2-1 Finlandë

Kazakhistan 1-2 Slloveni

San Marino 0-2 Irlandë e Veriut

Tags:

KRYESORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga