
Kombëtarja shqiptare siguroi fitoren e parë dhe të fundit ëpr këtë vit ndaj Armenisë në “Air Albania”, teksa triumfuan me shifrat 2-0. Një fitore kjo që shërben për të ngritur moralin e kuqezinjve të cilët prej 10 ndeshjesh nuk e njihnin triumfin.
Me Edi Rejën që ka luajtur edhe “vallëzimin” e fundit me fanellën e Shqipërisë, presidenti i FSHF-së duhet të gjejë një timonier të ri të cilit mund t’i besohen “çellësat” e skuadrës, teksa disa emra qarkullojnë si kandidatë, për të marrë frenat e kombëtares.
Me stolin e kombëtares që mbetet për t’u zgjidhur, djemtë kuqezi do të zbresin në fushën e lojës në muajin mars, këtë herë për të luajtur ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Europian “Euro 2024”. E ndodhur në grupin E me Poloninë, Çekinë, Moldavinë dhe Ishurjt Faroe, kemi shanse reale për t’u renditur në dy vendet e para të këtij grupi, të cilat të sigurojnë edhe fazën finale të europianit. Ndeshja e parë do të jetë ndaj Polonisë më 27 mars në transfertën polake.