Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Kryefjala e mediave përballja mes Xhakajve

Shkruar nga NEWSPORT

Dy vllezër që luajnë përballë njëri tjetrit në Euro 2016. Kjo ka qenë kryefjala e të gjitha mediave në këtë prag Europiani dhe përgjatë ditës së sotme. Asnjëherë më parë nuk ka ndodhur diçka e tillë në historinë e Kampionateve Europiane. Të dy futbollistët kanë shprehur keqardhjen e tyre për shortin që i vuri përballë por duke qenë profesionistë ata e dinë shumë mirë si duhet të sillen në fushën e lojës.     XHAKAAA

Historia dhe vuajtjet e familjes kosovare dhe emigrimi i tyre në Zvicër reflekton një nga brengat më të rënda të shqiptarëve të Kosovës, emigrimin. Zvicra u tregua më e shpejtë në ofertën që i bëri Granitit për ta grumbulluar me Kombëtaren e vetë duke i ofruar atë çka për Shqipërinë në ato momente do të dukej një ëndërr e pamundur, pjesëmarrjen në kompeticione të rëndësive të mëdha.elsu

Taulanti zgjodhi vendlindjen ,zgjodhi Shqipërine dhe bashkë me ekipin besuan deri në momentet e fundit për një Shqipëri në Euro 2016. Ata e arritën atë që ne dukje mund të paraqitej e pamundur. Përballja erdhi ,lojtarët duhet të ndalojnë njëri tjetrin qoftë edhe me faull vetëm e vetëm që në fund të 90 minutave skuadra për të cilën ata luajnë të kurorëzohet fituese.

"Vllezër në luftë", kështu e ka titulluar Euroneës duelin e ndeshjes së sotme ndërmjet dy vllezërve. Gjithçka ka nisur me një përqafim të ngrohtë mes të dyve në prag fillimin e ndeshjes ,por me startin e saj përballja ishte e pashmangshme.

Në tribunën e stadiumit ka qenë e pranishme dhe nëna e lojtarëve e cila mbante të veshur një bluze me simbolet e të dy flamujve të kombëtareve.Në njërën anë ka qenë shqiponja dykrenare dhe në anën tjetër flamuri zviceran.mamaja e xhakes

Por 90 minuta si kundërshtarë smund të zbejnë një jetë vuajtjesh , gëzimesh dhe përjetimesh që dy djemtë kanë përjetuar së bashku. Vasili Berezutski lojtari i Kombëtares Ruse këshillon vllezërit ta shijojnë këtë sfidë dhe në fund të fundit ka thënë ai kjo është vetëm një lojë dhe ju jeni vllezër. 90 minutat e ndeshjes së sotme nxorrën fitues Granitin dhe deri në përballjen e rradhës Taulantit i duhet të presë për të marrë borxhin.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga