
Një vendim i befasishëm vjen nga Bundesliga 2. Ekipi i Nuremberg do të jetë një nga ekipet që do të ketë më mundësinë të zhvilloj ndeshje nën efektin e prozhektorëve. Kjo vjen si rrjedhojë e krizës së madhe që po kalon bota për energji elektrike, për shkak të kufizimeve të Rusisë.
Këshilli i qytetit vendosi të premten të kufizojë përdorimin e prozhektorëve në stadiumin “Max Morlock” të ekipit në mes të krizës energjetike. Ky nuk është i vetmi rast pasi dhe Anglia është ndikuar nga kjo krizë. Klubi i Mansfield është shprehur se kjo është një nga idetë më të mira që ka ardhur ndonjëherë, pasi faturat arrijnë shifra shumë të larta.
Pushtimi rus i Ukrainës ka bërë që çmimet e energjisë të rriten në mbarë botën dhe Gjermania, e cila kishte qenë shumë e varur nga energjia ruse, po kërkon të reduktojë përdorimin e saj të energjisë me afrimin e dimrit.