
Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, autori i golit të fitores dhe i quajtur "Lojtari i ndeshjes", Dimitri Payet, është vënë në fokusin e mediave dhe ai ka dhënë një deklaratë sa reale aq edhe emocionale. E vlerëson golin dhe fitoren, për më tepër edhe për t'iu mbyllur gojën atyre që nuk e kishin menduar se do të ishte në këtë pikë sot. "Është një krenari e madhe. Ekipi rumun na ka shqetësuar, nuk mund të shkonte më shumë se kaq, por u desh kohë për të marrë lojën në dorë dhe të kishim siguri. Ne kishim më shumë shanse, por nuk shënuam shpejt. Ky gol na jep tri pikë dhe është shumë i rëndësishëm. Është emocion i madh që ndeshja u mbyll me golin tim. Unë nuk mund të them se unë vij nga larg dhe jam shpëtimtar, por këtu sonte jemi si rezultat i punës së madhe dhe sakrificës. Krahasuar me disa nga shokët e mi, shumë njerëz nuk kanë menduar në lidhje me praninë time këtu në fillim të sezonit".
https://www.youtube.com/watch?v=iIWu1RjfmcM
"Unë jam këtu për të shijuar veten. Unë do të kërkoj të trajtoj veten dhe të përpiqem për të luajtur më mirë. Këto tri pikë janë shumë të rëndësishme. Kjo do të na lejojë për të punuar me qetësi. Golin dhe fitoren ia dedikoj familjes sime, pasi bashkimi sjell fuqinë "