Pas dy fitoreve radhazi në Superiore, Teuta u ndal në barazimin 1 – 1 karshi Flamurtarit. Në prononcimin për mediat, trajneri i ekipit durrsak Enkeleid Dobi, ishte ndjeshëm i pakënaqur me rezultatin, duke pasur rezerva për të tijët:
“Rezultati nuk ishte i drejtë. Vetëm nga goditjet standarte mund të na ndëshkonin dhe kështu ndodhi. Duhet të jemi më cinik, më të matur. Pres më shumë përqendrim. Në pjesë e parë kishim mendimin në lojë, ama jo finalizimi.
Po vuajmë në 20 metrat e fundit për të gjetur golin. Ekipi dha një lojë të mirë me Tiranën dhe nuk doja të ndryshoja formacionin. Toli është lojtar i rëndësishëm, por edhe Toli nuk u fut në lojë aq shpejtë saç e donim neve. Nuk më pëlqeu se si e interpretuam pjesën e dytë.
Tani që jam i nxehtë, nuk mund të jap një arsyjetim konkret. Nuk funksionojë diçka në këtë ndeshje. Sot nuk ishim për barazim. E dinim që Flamurtari do luante me 4-3-3. Ata nuk na rrezikuan në asnjë moment. Në çdo ndeshje duam të fusim diçka të re.
Zakonisht aksionet tona vijnë nga krahu i majtë, sepse aty kuptohemi më mirë. E thashë edhe më lart, duhet të jemi më cinik para portës mike. E gjithë ekipi përpara ka një moshë të re, ama nuk është justifikim.
Oshilacionet nuk më pëlqejnë. Final Four? Llogaritë do i bëjmë, kanë mbetur edhe 10 ndeshje. Sot donim vetëm fitoren. Pres të jemi pak më të qetë.
Por ja, ku është futbolli, rasti erdhi kur Bylis mposhti Vllazninë e vendit të parë. Mund të kishim marrë 3 fitore radhazi, por ja që nuk ndodhi. Më bëhet qejfi edhe për Dacin, i cili shënoi pas rikhimit”.
