Erald Çinari është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Al Jabalain ka barazuar në shtëpi përballë Al Zulfi. Sfida e vlefshme për javën e 25-të të Ligës së Parë në Arabinë Saudite, përfundoi 1-1.
Ishte pikërisht Çinari ai që shënoi golin e vetëm për të tijët, duke rikthyer baraspeshën, e duke i dhënë ekipit 1 pikë. Ish-sulmuesi i Partizanit dhe Vllaznisë e “shkundi” rrjetën në minutën e 75-të, me një goditje mjaft të bukur nga distanca.
I ndihmuar edhe nga gabimi qesharak i portierit kundërshtar, shkodrani “fut në thes” një tjetër gol.
Kështu, Çinari shkon në kuotën e 7 golave sezonalë, duke shfaqur formë mjaft të mirë. Gjithashtu, sulmuesi anësor 29-vjeçar numëron edhe 3 asiste përgajtë këtij sezoni.
