Real Madrid - Getafe
Real Madrid është mposhtur në shtëpi nga Getafe, në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të të LaLiga. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Santiago Bernabeu”, përfundoi me shifrat 0-1.
Golin e vetëm të kësaj sfide e shënoi sulmuesi uruguaian, Martin Satriano. Ky i fundit shënoi një eurogol në minutën e 39-të, duke i dhënë fitoren e papritur të tijëve.
Kështu, “Los Blancos” mbeten në vendin e dytë me 60 pikë, 4 më pak se Barcelona kryesuese, duke afruar katalanasit me titullin. Në krahun tjetër me 32 pikë, Getafe renditet e 11-ta.
GOLAT:
Goli i Satriano (Real Madrid 0-1 Getafe)
Poll
