Edon Zhegrova ishte në nga 3 futbollistët që u përjashtua nga grumbullimi i Kosovës këtë muaj. “Ylli” i “Dardanëve” së bashku me Florent Muslija dhe Aro Muriç u përjashtuan për shkak të thyerjes së rregullave.
Në lidhje me këtë temë për të cilën vazhdonn ende të flitet është pyetur Zhegrova në konferencenn për shtyp me skuadrën e Lille. Sulmuesi shqioptar ka theksuar se vendimin e mori Fedearat e Futbollit të Kosovës dhe jo trajneri.
“Isha vonë për mbledhje dhe mendoj se nuk ishte trajneri që mori vendimin, ishte federata. Për këtë arsye isha pak i zemëruar. Janë disa njerëz që nuk i pëlqen ti dhe normalisht tentojnë të thonë fjalë të këqija. Unë e njoh veten sa profesional jam. Pasi pash lajmet që isha jashtë në diskotekë. Nëse dua të shkojë në party, të gjithë do ta dinë. Por, nuk kishte fotografi apo diçka. Është e gjitha lajm i rremë. Gjëja më e keqe është që vendimin nuk e mori trajneri, e mori federata. Kur je vonë në mbledhje është trajneri që duhet të marrë vendimin, jo federata. Tani është në rregull”, ka theksuar Zhegrova.