Ermal Krasniqi
Legia Warszawa ka vendosur të mos e aktivizojë klauzolën e blerjes për sulmuesin Ermal Krasniqi. Ish-futbollisti i Ballkanit i ishte bashkuar skuadrës polake deri në fundin të sezonit, çfarë do të thotë se ai do të rikthehet te Sparta e Pragës që zotëron dhe kartonin e lojtarit.
Legia përmes një komunikate zyrtare konfirmoi se Krasniqi do të rikthehet në Çeki.
"Ermal Krasniqi po largohet nga Legia Warszawa. Sulmuesi nga Kosova, pasi të përfundojë sezoni 2025/26 do të mbyllë dhe huazimin nga Sparta Praga, ndaj dhe po largohet nga klubi. I jemi falenderues dhe i urojmë shumë fat në karrierë”, shkroi ndër të tjera klubi polak.
Poll
