Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Humbja në finale "s'kapërdihet" nga trajneri i Ferizajt, Arsim Abazi: Dukagjinit ia uroj fitoren, por arbitri e katranosi

Shkruar nga NEWSPORT
Humbja në finale "s'kapërdihet" nga trajneri i
Arsim Abazi, trajneri i Ferizajt

Dukagjini u shpall kampion i Kupës së Kosovës, pasi mposhti 1-2 Ferizaj në finalen e madhe, e cila u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Nga ky rezultat, nuk ka mbetur aspak i kënaqur trajneri i vendasve, Arsim Abazi që pretendoi për vendime të padrejta nga gjyqtari i takimit, kjo sepse ky i fundit nuk akordoi një 11-metërsh për të tijët.

“Dukagjinit ia uroj fitoren, por më vjen keq që në të tilla finale të kemi një gjykim të tillë. Është absurde për mua sepse ai rast ishte penallti. Ai (i referohet lojtarit të Dukagjinit) e largon tppin me dorë prej lojtarit tonë”, u shpreh i revoltuar abazi.

Kujtojmë se në këtë përballje, u dhanë dy kartonë të kuq për të dyja skuadrat, ndërsa lojtarët e Ferizajt zgjodhën të braktisnin takimin për disa minuta, për shkak të këtij vendimi të arbitrit për mosdhënien e penalltisë, por u rikthyen sërish në fushë për të vazhduar pjesën e mbetur të takimit.

Poll

Lexo gjithashtu