Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

GOSSIP

Kupa e Botës “prish” spektaklin e “VIP”-ave shqiptar, zbulohet arsyeja

Shkruar nga NEWSPORT
Kupa e Botës “prish” spektaklin e “VIP”-ave
Kupa e Botës

Edhe pse “Ferma VIP” ishte planifikuar të zgjaste plot 100 ditë, duket se produksioni ka ndryshuar planet për sezonin e tretë të reality show.

Sipas burimeve për “Prive by Liberta Spahiu”, programi pritet të mbyllet me të njëjtën formulë si sezonet e mëparshme, duke zgjatur rreth 80 e disa ditë në total.

Mesa duket, finalja e madhe nuk do të shkojë deri në korrik, por do të përfundojë më herët nga sa ishte parashikuar fillimisht.

Burimet bëjnë me dije se mesi i muajit qershor është periudha më e mundshme për natën finale, ndërsa datat që po qarkullojnë aktualisht janë 15 ose 19 qershori. Megjithatë, ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga produksioni për datën përfundimtare të spektaklit.

Ky ndryshim duket se lidhet me nisjen e sezonit veror dhe interesin e madh që pritet të marrë Kupa e Botës, i cili tradicionalisht mbledh një audiencë të madhe para ekraneve.

Poll

Lexo gjithashtu