Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

E BUJSHME/ Barcelona e “fiksuar” pas ish-sulmuesit të Superiores, katalanasit me “plan djallëzor” për shqiptarin

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Barcelona e “fiksuar” pas ish-sulmuesit të
Vedat Muriqi te Besa e Kavajës, vitit 2014-të

Edhe pse nuk u mor seriozisht interesimi i Barcelonës për sulmuesin shqiptar të Kosovës Vedat Muriqin, para disa javësh tashmë detajet janë bërë me konkrete.

Jo vetëm që katalanasit e kanë vendosur në “shenjestër” bomberin “Dardan”, por kanë ndërtuar edhe “strategjinë djallëzore” se si mund të arrijnë te 32-vjeçari.

Sipas asaj që raportojnë mediat në Spanjë, Barcelona po pret që Mallorca, klubi aktual ku luan Muriqi, të bjen nga La Liga dhe më pas të ulin pretendimet.

Ndërsa na ndan edhe një javë nga mbyllja e sezonit në La Liga, shanset që Mallorca të rrëzohet një ligë më poshtë janë të mëdha, vendi i parafundit me 39 pikë pas 37 javësh.

Skuadra e Vedat Muriqit duhet të fitojë patjetër ndaj Real Oviedo dhe të shpresojë që rivalët të lënë pikë. Në vitin 2014, sulmuesi në fjalë ka luajtur me Besën e Kavajës dhe Teutën e Durrësit në Superiore, duke lënë “gjurmë” menjëherë, derisa fitoi vëmendjen e klubeve turke.      

Poll

Lexo gjithashtu