Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

21 gola në 5 ndeshje, java e 34-të dhuron spektakël në Superligë! “E pësojnë” skuadrat e kryeqytetit

Shkruar nga NEWSPORT
21 gola në 5 ndeshje, java e 34-të dhuron spektakël në
Prishtina - Ferizaj

Kanë përfunduar 5 ndeshjet e javës së 34-të në Superligën e Kosovës, ndërsa janë shënuar 21 gola, me një mesatare “pompoze” prej më shumë se 4 golash për sfidë. Malisheva mori fitoren më të thellë, 4 – 1 kundër Drenicës.

Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri gjerman Thomas Brdaric nuk kishin “gjunjë” për ta përballuar rivalin, ndërsa rrezikojnë ndjeshëm rënien nga elita e futbollit kosovar.

Ferizaj nuk shkoi më shumë se barazimi dramatik 3 – 3 karshi Prishtinës, kësisoi rënien nga Superliga. Ata janë ende në lojë për mbijetesën, ndonëse mbajnë pozitën e 9-të, teksa janë edhe 2 javë për t’u luajtur.

Ballkani “nënshtroi” 3 – 2 Prishtinë e Re mes spektaklit. Llapi ia doli të siguroi fitore karakteri në transfertë ndaj Gjilanit, 2 – 1, duke e bërë më të “nxehtë” garën për mbijetesën. Kampionët e Dritës të "dehur" nga festa e titullit humbën 0 - 2 kundrejt Dukagjinit.       

21 gola në 5 ndeshje, java e 34-të dhuron spektakël në
Rezultatet


       

Poll

Lexo gjithashtu