Prej verës së vitit 2023, Milot Rashica është pjesë e Besiktas. Superliga turke nuk ishte diçka e re për 29-vjeçarin, pasi në sezonin 2022-2023 u huazua nga Norwich te Galatasaray.
Aventura e sulmuesit shqiptar të Kosovës nuk i ka përmbushur pritshmërit te Besiktas dhe bardhezinjtë janë gati të pranojnë largimin e tij, nëse vjen oferta e duhur. Mediumi turk “skordanbagimsiz” bën të ditur se Trabzonspor ka shfaqur interesim për lojtarin “Dardan”.
Nëse ndodh, pas “bashkëjetesës” te Besiktas, Muçi dhe Rashica do ishin sërish bashkë edhe te ekipi nga Trabzoni. Për informacion, nga vitin 2016, Milot Rashica bëri debutimin te Shqipëria, por që zgjati vetëm dy ndeshje, pasi vendosi të përfaqësojë Kosovën.
View this post on Instagram
