Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

VIDEO/ Para disa vitesh ishte "benjamini" i Ilir Dajës, sulmuesi shqiptar lëshon “raketën” dhe shënon eurogol te kryeqytetasit

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Para disa vitesh ishte "benjamini" i Ilir Dajës, sulmuesi
Ilir Daja dhe Albion Rrahmani

Sulmuesi shqiptar i Kosovës, Albion Rrahmani e mbylli kampionatin me golin. 25-vjeçari shënoi rrjetën e fitores 2 - 1 me Spartën e Pragës kundër Hradec Kralove, java e 35-të në elitën e futbollit çek.

Goli i Rrahmanit erdhi nga jashtë zone, “raketë” e vërtetë. Krahas potencialit të jashtëzakonshëm që qendërsulmuesi mbart, sezoni që u mbyll nuk ishte në pritshmëritë, 17 gola dhe 4 asiste në 49 ndeshje.

Albion Rrahmani e mori “hovin” dhe bëri “bujë” gjatë kohës kur ishte te Ballkani në Superligën e Kosovës. Në këtë periudhë, skuadra nga Suhareka drejtohet prej Ilir Dajës, e ku lojtari në fjalë mori trajtën e bejnaminit për trajnerin nga Tirana.

    

   

Poll

Lexo gjithashtu