Skuadra e Vëllaznimit nuk ia doli të fitoj kundër Vushtrisë në javën e fundit të Ligës së Parë në Kosovë. Kuqezinjtë u mposhtën para tifozëve të tyre 1 – 3 nga Vushtria, duke i dhënë fund shpresave për ngjitjen në Superligë.
Pakënaqësitë e mbështetësve pas kësaj disfate ishte në masë. Mbrojtësi i Vëllaznimit, Viktor Kuka, nuk hezitoi të ballafaqohej me tifozët, ndërsa arriti deri në atë pikë sa t’i kundërpërgjigjej me frazën:
“Kush e shiti ndeshjen?!” Kuka në të kaluarën ka luajtur me kryeqytetasit e Prishtinës, te Drita, Ferizaj, Malisheva apo Flamurtari në Kosovë, duke “shtegëtuar” jo në pak ekipe. Suksesin më të rëndësishëm në karrierë e ka me Dritën e Gjilanit, titulli kampion në edicionin 2017-2018.
