Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Sergio Ramos thirrje ekipit për qetësi, i trysnuar nga konferenca për shtyp

Shkruar nga NEWSPORT
Sergio Ramos thirrje ekipit për qetësi, i trysnuar nga konferenca

Kapiteni Sergio Ramos i bën thirrje ekipit të zhvendosë vëmendjen nga gjendja e nderë dhe të fokusohet vetëm te kompeticioni.

"Duhet të ktheni faqen sa më shpejt të jetë e mundur. Nuk ka qenë një moment i këndshëm, por sa më shpejt ta lëmë këtë çështje aq më mirë do të jetë. Ne e admirojmë Hierron. E njohim atë prej një kohe të gjatë dhe është njeriu i duhur për momentin", deklaron mbrojtësi veteran i Real Madridit dhe Spanjës.

Por 32-vjeçari nuk e ka fshehur dot presionin psikologjik dhe ka deklaruar se konferenca për shtyp  i ngjall imazhin e një funerali duke u larguar.

"Dua të largohem. Kjo konferencë për shtyp është si një funeral. Nesër ne fillojmë kampionatin botëror dhe është një event madhështor", përfundon qendërmbrojtësi.

Shkarkimi i Julen Lopeteguit ka zhytur në kaos dhe ankth  të gjithë kampin e përfaqësueses së Spanjës. Emërimi i menjëhershëm i Fernando Hierros ende nuk ka sjellë një lloj qetësie te "Furia e Kuqe".

Tags:

RUSI 2018

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga