Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

KOMISIONI DISIPLINËS/ FSHF "masakron" Behiratchen e Tiranës, gjoba për Skënderbeun dhe Erzenin

Shkruar nga NEWSPORT
KOMISIONI DISIPLINËS/ FSHF "masakron" Behiratchen e Tiranës,

Komisioni i Disiplinës ka marrë vendimet për javën e fundit të futbollit shqiptar. Me interes pritej dënimi që do t’i jepej mbrojtësit të Tiranës, Jocelyn Behiratche, i cili u ndëshkua me të kuq për goditje ndaj lojtarit të Teutës. Disiplina nuk është kursyer aspak teksa e pezullon për 5 ndeshjet e rradhës dhe në këtë mënyrë, jo vetëm në derbi por lojtari bardhebluve nuk do të luajë më fare këtë sezon.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 08.05.2023:

  1. KF Skënderbeu, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.
  2. KF Erzeni, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/2 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
  3. Lojtari i KF Tirana, Jocelin Behiratche, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.
  4. Lojtari i KF Burreli, Markovanbasten Cema, për provokim të publikut, në bazë të nenit 52/1 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  5. Zyrtari i FC Lushnja, Marius Sula, për sjellje josportive ndaj zyrtareve te ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  6. Lojtari i Valbona FK, Endri Spahiu, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  7. Lojtari i KF Sopoti, Mateus Levendi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  8. Lojtari i KF Sopoti, Kevin Myslimi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  9. Zyrtari i KF Sopoti, Sazan Bozra, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  10. Lojtari i KF Naftëtari, Andreino Cerriku, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  11. Lojtari i Shenkollit, Devi Perlesi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  12. KF Memaliaj, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive, në bazë të nenit 64/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/b të KDS, gjoba të aplikohet në masën 20%.
  13. Lojtari i SH.S PEPA U-19, Mustjon Halili, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  14. Lojtari i Vora FK U-19, Elio Sulaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  15. Lojtari i FK Kukësi U-17, Ermal Syla, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  16. Lojtari i FC Lushnja U-15, Igli Mebelli, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  17. Lojtari i FC Besa U-15, Lulzim Cani, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  18. Lojtari i KF Skënderbeu U-19, Mustjon Halili, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  19. Zyrtari i Rinia EL U-17, Enkele Lika, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/2/a të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  20. Zyrtari i Akademia e Futbollit U-17, Spartak Hackavija, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/2/b të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  21. Lojtari i Tirana Futsal, Florian Gjoni, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  22. Lojtari i Flamurtari Futsal, Xhulio Taka, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  23. Lojtari i Flamurtari Futsal, Karlo Kalus, për sulm ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/b të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti.
  24. Zyrtari i Flamurtari Futsal, Mario Kalus, për sulm ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/b të KDS, dënohet me 18 (tetëmbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti.
  25. Lojtari i IMMI, FSHF Sunday League, Erjon Malaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes dhe sjellje ofenduese, në bazë të nenit 11/1/d, 11/1/f, 31, 38, 48/1 dhe 55/1 të KDS, përjashtohet nga të gjitha aktivitetet futbollistike të organizuara nga FSHF.
  26. Roamel FT, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin FSHF Sunday League, kundër Nova Team, në bazë të neneve 30/3 dhe 53 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.
  27. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Spartaku, Endri Dahriu, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

 

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga