Pas incidenteve në pallatin e sportit në ndeshjen Tirana – Vllaznia, e vlefshmë për finalen e Superkupës së Shqipërisë, reagimet kundër tifozëve bardhebluve kanë qenë të shumta. Në faqen zyrtare në facebook, Tirana e basketbollit i ka dedikuar sot një mesazh dashurie “Tirona Fanatics”.
Ndoshta mund ta kemi gabim po nuk mbahet mend një pallat sporti i tejmbushur në këtë mënyrë. Shumë ankohen pse ne mbajmë krahun e juaj edhe pas gjithë zhurmave që ndodhën. Përgjigjja është shumë e thjeshtë: Tirona jeni ju. Nuk ka Tiron pa tifoza. Bashkë e kemi nisur dhe bashkë do e mbyllim. Si gjithmonë forca Tirona”, shkruhej në mesazhin publik që Tirana e basketit i ka dedikuar tifozëve bardheblu.
Poll