
Derbi midis Partizanit dhe Tiranës në Ligën Unike të basketbollit është mbyllur me fitoren e bardhebluve. Në përballjen e kryeqytetasve, Tirana e femrave ka triumfuar 76-64.
“Demat” e basketbollit kërkuan që të shtyhej kjo sfidë pasi virusi kishte pushtuar të kuqtë. FSHB-ja nuk gjeti dot konsensusin me të dy ekipet pasi Tirana nuk pranoi.
Partizani ashtu siç kishte theksuar situatën e rëndë prej gripit, u paraqit me shumë mungesa në parket. Nga 6 lojtare të prekura, vetëm një amerikane u rikuperua me qëllim praninë në derbin e kryeqytetit.
Tirana u shkëput në periodën e fundit dhe aty sfida mori rrjedhën vendimtare. Rivalët e bardhebluve tentuan të rezistonin por më kot pasi derbi u fitua nga vajzat e teknikes Mirza Alibegaj.

Como ka bërë blerjen e parë përfundimtare në këtë merkato vere. Është Alex Valle që është bërë përfundimisht lojtari i liqenorëve italianë duke u larguar nga Barcelona.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Como përmes një postimi në faqen zyrtare. Alex Valle i cili u huazua vitin e kaluar nga Barcelona tek italianët, është transferuar përfundimisht tek këta të fundit.
Nga shitja e mbrojtësit 20-vjeçar, katalanasit kanë përfituar 6 milionë euro. Alex Valle ka firmosur një kontratë që do ta mbajë të lidhur me Comon deri në fund të qershorit të 2029.
View this post on Instagram