
Luka Doncic është përfshirë në klubin elitar të sportistëve më të mëdhenj. Basketbollisti ballkanas ndodhet brenda top 30 sportistëve me fitimet vjetore më të mëdha.
Slloveni përllogaritet se merr 56 milionë dolarë fitim vjetor sipas portalit sportiv të biznesit Sportico. Doncic u transferua së fundmi tek ekipi i Lebron James, Los Angeles Lakers. Basktebollisti nga Sllovenia u ndje i keqardhur për trajtimin që mori nga Dallas Mavericks, por gjithsesi ka filluar të luajë dhe të ambientohet me Lakers.
Ky kalim në NBA i siguroi “yllit” nga Ballkani 42 milionë dollarë në paga dhe 14 milionë plus nga marrëveshjet komerciale. Këto shifra e katapultojnë mes më të paguarve, ku vendin e parë e mban “ylli” botëror CR7.