
Dje në ndeshjen Crvena Zvezda-Baskonia e vlefshme për kompeticionin më elitar të basketball-it në Europë, euroleague është vënë re një incident që ripërsëritet për të disatën herë.
Pallati i sportit në Beograd ishte i mbushur plot si gjithmonë në çdo takim europian, por ra në sy një flamur i madh që mbuloi një nga tribunat mbrapa njërit prej 2 koshave në parket. Flamuri kishte në të hartën territoriale të Kosovës, por të ngjyrosur me ngjyrat e flamurit kombëtar serb, si dhe mbishkrimin e përhershëm të ultrasve serb “Kosova është Serbi”.
Ultrasit që shpalosën këtë etiketim janë ata që i bëjnë këto gjeste edhe në futboll apo në sporte të tjera. Ata nuk ngutojnë nga autoritetet europiane duke e bërë haptazi një “skandal’ të tillë. Historia nuk ka fund me nacionalistët serb që nuk pysin për dënime apo gjoba të majme.
Autoritetet drejtuese të basketit europian nuk i tolerojnë pankarta të tilla dhe do të duhet të marrin masa imediate për të dënuar ekipin serb me heqje pikësh apo me mungesën e sfidave të ardhshme si pritëse, ndryshe ky fenomen do të kthehet në shqetësuese për Federatën Kosovare të Basketbollit.
