
Laçi – Egnatia është dueli i parë i ditës së sotme që do të luhet në kuadër të javës së 29-të të kampionatit. Një sfidë mjaft e luftuar mes ekipeve që do të startojë në orën 13:30.
Francesco Moriero ka disa rikthime të rëndësishme në skuadër, ndërsa nga krahu tjetër janë plot 5 futbollistë që mungojnë te Egnatia.
Kështu mes rikthimeve dhe mungesave të dy timonierët kanë vendosur për formacionin me të cilin do të zbresin në fushë. Tashmë janë publikuar edhe 11-shja e tyre titullare.
Formacionet zyrtare:
LAÇI: Molla, Lleshi, Tresa, Myrta, Bibo, Manellari, Prodani, Mjaki, Traore, Opeh, Kristian. Trajner: Françesko Moriero
EGNATIA: Dajsinani, Dylis, Alijev, Fernando, Uotlai, Bakajoko, Zejnullai, Jahaja, Xhemajli, Fangaj, Kasa. Trajner: Edlir Tetova