Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BASKETBOLL

25 vite pritje, Tirana shpallet kampione në basketboll

Shkruar nga NEWSPORT
25 vite pritje, Tirana shpallet kampione në basketboll
Ekipi i basketbollit të Tiranës

Tirana e vajzave është shpallur kampione në basketboll pas 25 vitesh. Gjithçka u vendos vetëm pas 4 ndeshjeve, që bardheblutë luajtën përballë Flamurtarit.

Skuadra e Tiranës ishte pothuajse me duar në trofe, pasi fitoi ndeshjen e parë me rezultatin 61-57 dhe të dytën me rezultatin 60-53, por ndeshja e 3-të ishte ajo ç’ka hapi gjithçka.

Vajzat e Flamurtarit triumfuan në ndeshjen e 3-të me rezultatin 63-60, duke e çuar që gjithçka të vendosej në ndeshjen e 4-t për titull.

Në ndeshjen e katërt, vajzat bardheblu u treguan më të sakta duke triumfuar me rezultatin e thellë 71-51. Gjatë gjithë lojës ishte Tirana ajo që dominoi, duke ngritur kështu lart titullin kampion pas 25 vitesh.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga