Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA II

Kategoria e Dytë “zjarr”, java e 19-të luhet e gjitha në fundjavë (AXHENDA)

Shkruar nga NEWSPORT
Kategoria e Dytë “zjarr”, java e 19-të luhet e gjitha
Kategoria e Dyte

Kategoria e Dytë ka hyrë në fazën më delikate të saj, ku tashmë skuadrat luftojnë “dhëmbë për dhëmbë” për pikët. Java e 19-të ka bërë që ekipet të rikthejnë menjëherë foksuin te sfidat e radhës.

Kështu në kuadër të kësaj jave skuadrat e grupit A dhe B do të sfidohen mes tyre në fundjavë, saktësisht të shtunë dhe të dielë, në të njëjtën orë, 14:00.

Ditën e shtunë në fushë zbresin ekipet e grupti A dhe bëjnë llogaritë e kësaj jave. Gramshi do të presë në shtëpi Adriatikun, ndërsa Luzi do të sfidohë tërbunin. Në transfertë do të luëj Veleçiku ndaj Sopotit, ndërsa edhe Besëlidhja udhëton për t’u përballur me Naftëtarin, ndërsa Albanët presin Ilirinë dhe Murlani sfidon Basanian.

Ndërkohë një ditë më pas, të dielën do të jetë radha e grupit B. Devolli do të presë Maliqin, ndërsa Luftëtari luan në transfertë ndaj Delvinës. Interesante janë edhe përballjet Butrini – Memaliaj, Turbina – Këlcyra dhe Oriku – Tomori, ndërsa Shkumbini në këtë javë do të jetë pushim.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga