
Ky mund të jetë sezoni i fundit i Virgil Van Dijk me Liverpool. Eliminimi nga Champions League mbrëmjen e djeshme ndaj Paris Saint-Germain, mund të sjellë edhe largimin e qendërmbrojtësit holandez.
Kontrata e Virgil Van Dijk me “The Reds” skadon verën e këtij viti. Pas përfundimit të mbrëmjes së djeshme, mbrojtësi 33-vjeçar u pa duke diskutuar me Nasser Al Khelaifin dhe zërat shtohen për një kalim të mundshëm të tijin tek kampionët e Francës.
Liverpool e ka marrë parasysh një largim të mundshëm të Van Dijk dhe tashmë po studion në kampin e Borussia Dortmund. Në krye të listës së “The Reds” është Nico Schlotterbeck. Mbrojtësi i verdhezinjve është në radarët e Liverpool, i cili fiton 5 milionë euro në sezon me klubin gjerman.