Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

VIDEO/ “Deja Vu” për Rudiger, mbrojtësi gjerman kualifikon Realin në çerekfinale duke shënuar penalltinë deçizive

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ “Deja Vu” për Rudiger, mbrojtësi gjerman kualifikon
Real Madrid

Real Madrid kualifikohet në çerekfinale të Champions League pasi ka mposhtur Atletico Madridin nga goditja e penalltive. Antonio Rudiger i dha fitoren “los blancos” duke shënuar penalltinë deçizive. Ashtu si një vit më parë ndaj Cityt, gjermani kualifikon Realin, por kësaj radhe ndaj rivalëve të qytetit

Koha e rregull prej 90 minutave përfunoi me shifrat 1-0 në favor të vendasve, falë golit të Gallagher që në sekondën e 30-të. Real Madrid pati mundësinë më të mirë nga pika e bardhë e penalltisë, por Vinicius Junior gaboi duke goditur topin jashtë kuadratit.

Takimi shkoi në shtesë dhe u mbyll po në shifrat 1-0, teksa ekipet u drejtuan në fund në goditjet e penalltive. Aty skuadra e Real Madridit u tregua më e saktë dhe u kualifikua në çerekfinale, aty ku i pret Arsenali.  

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga